Eshtë një trend në rritje kërkesa për përdorimin e softwareve të Manaxhimit të Burimeve Njerëzore në tregun e Kosovës.
Kërkesa shpesh buron nga nevoja e Departamentit apo Specialistit të Burimeve Njerëzore si një mjet pune për të pasur regjistrime dhe raporte për lëvizjet e njerëzve, hyrje – daljet, orët e prezencës, lejet dhe pushimet, që reflektohen më tej në paga. Kësaj kërkese i shtohet edhe nevoja për manaxhimin e dokumentacionit, kontratat e punës, regjistri i punëtorëve, dokumente tip të rekrutimit apo të largimit nga puna, që burojnë nga pajtueshmëria me ligjin e punës.
Deri ketu gjithshka duket mire dhe bukur, dhe krijohet një vlerë e shtuar në transparencën që zhvillohet në mundesinë që çdo punonjës të përdorë në mënyrë të drejtpërdrejtë softwarin për regjistrim kërkesash të cfarëdollojshme dhe të shohë çdo raport të tij personal.
Ne fakt, i gjithe ky modul i “Manaxhimit te Burimeve Njerezore” ka pak lidhje me Menaxhimin e Njerëzve qe te jene pjese e nje ekipi, te jene te motivuar per te dhene me te mirën, te jene aktive brenda nje ekipi, proaktive ne parandalimin e rreziqeve te biznesit dhe creative ne zgjidhjen e problemeve.
Burimi i dështimit te implementimit te Softwareve te Burimeve Njerezore eshte ne dështimin e Manaxhimit te Ekipeve dhe te Njerezve.
Cdo software i tille eshte nje mjet i mire, me vlere te larte te shtuar, per te ndihmuar manaxheret e nivelit te mesëm qe menaxhojnë ekipe per te siguruar drejtësinë ne trajtimin e cdo individi dhe te eleminoje konfliktet brenda ekipit, per te lidhur orët e prezencës ne pune te gjithësejcilit me përformancën ne pune, dhe per te ndërtuar analiza qe do shërbejnë per rritjen e produktivitetit te ekipeve. Kjo kërkon Stilin Manaxherial Modern qe implikojnë CEO dhe Bordet Drejtuese.
Dhe nëse Stili Manaxherial si pjese qendrore e kulturës se kompanisë anon nga Autoritarizmi dhe me keq nga Autokracia, nje CEO gjithmonë kërkon nje Manaxher te Burimeve Njerezore si nje person me atribute Policore, per te kontrolluar dhe bere presion nëpërmjet frikës njerëzve, shuan nivelin e manaxherit te mesëm, shkatërron ekipet dhe garanton deshtimin e implementimit te suksesshëm te softwarit si dhe te kompanisë.
Dhe ky grupi i dyte eshte me mire te mos kerkoje softwaredhe konsulence per implementimin e tyre… Per me shume: arbnorxhema@wiseconsulting-ks.com